Ramës nuk i kalon hidhërimi me Haradinajn: Është gënjeshtar

  • 21 December 2019 - 15:09
Ramës nuk i kalon hidhërimi me Haradinajn: Është gënjeshtar

Edi Rama edhe në konferencë për media pas takimit që ka pasur me Aleksander Vucicin, Zoran Zaevin e Milo Gjukanoviqin, ka sulmuar Ramush Haradinajn.

Rama i është kundërpërgjigjur Haradinajt i cili sot tha sa se plani për Minishengen po bëhët për ta hequr taksën ndaj produkteve të Serbisë e Bosnje e Hercegovinës.

Rama ka thënë se një deklaratë e tillë e Ramush Haradinajt është një gënjeshtër dhe se Haradinaj është një ‘gënjeshtar’.

“Nuk e kuptoj a e bënë këtë nga padija apo qëllimisht”, ka thënë Rama para mediave.

Sipas Ramës marrëveshjet potenciale në kuadër të Minishengenit nuk mund të kenë implikime dhe nuk nxjerrin detyrime për shtetet, duke thënë se nuk ka ndonjë mundësi që të hiqet taksa.

Tutje kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se Kosova ka hyrë në një rrugë qorre dhe se një gjë e tillë është e dëmshme.

Sipas tij është e pakuptueshme se pse Kosova nuk po merr pjesë në një iniciativë të tillë.

(Kosova Sot Online)