Basha: Dënoj sulmet rrugaçërore të Ramës në drejtim të liderëve të Kosovës

  • 21 December 2019 - 16:57
Basha: Dënoj sulmet rrugaçërore të Ramës në drejtim të liderëve të Kosovës

Sulme rrugaçërore i ka cilësuar kryetari i PD-së Lulzim Basha, deklaratatat e kësaj të shtune të kryeministrit Rama, në drejtim të disa prej liderëve politikë të Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetin social, Basha shprehet i keqardhur dhe kërkon ndjesë në emër të çdo shqiptari për aktet e papranueshme dhe gjuhën e urrejtjes që sipas tij Rama përdori këtë të shtunë.

Basha: Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!

Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!


(Kosova Sot Online)