Aksident masiv në rrugë, përfshihen kamionët: 2 të vdekur dhe 44 të plagosur

  • 22 December 2019 - 08:17
Aksident masiv në rrugë, përfshihen kamionët: 2 të vdekur dhe 44 të plagosur

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë moti i keq, fushëpamja në rrugë ishte shumë e dobët.

Dy të vdekur dhe 44 të plagosur është bilanci i një aksidenti masiv automobilistik të regjistruar mëngjesin e së enjtes në Pensilvani të SHBA-së.

Në aksident u përfshinë 30 mjete, mes tyre 20 kamionë dhe 10 vetura.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë moti i keq, fushëpamja në rrugë ishte shumë e dobët.

Reshjet e dëborës ishin të dendura në zonë, duke rezultuar në një përplasje të ashpër. Kjo solli përmbysjen e disa kamionëve në asfalt.

Për momentin nuk dihet nëse njëri prej 44 të plagosurve është në gjendje të rëndë. Rruga mbeti e mbyllur për shumë orë.

Image

(Kosova Sot Online)