Boris Johnson “lë” postin e kryeministrit, shërben darkën për ushtarët

  • 22 December 2019 - 08:24
Boris Johnson “lë” postin e kryeministrit, shërben darkën për ushtarët

Boris Johnson u shërbeu drekën me rastin e Krishtlindjeve trupave ushtarake të Britanisë në Estoni.

Gjatë një vizite me Naton në bazën ushtarake të Tapas afër Tallin, i uroi Krishlindje ushtarëve teksa shërbente drekën.

850 ushtarë britanikë me bazë atje përfaqësojnë vendosjen më të madhe operative të Mbretërisë së Bashkuar në Evropë.

Kryeministri theksoi gjithashtu angazhimin e Britanisë për Naton dhe mbrojtjen e saj për kufirin lindor të Estonisë me Rusinë.

Ajo po luan një rol kryesor në misionin Balltik të aleancës Atlantike.

“Gjatë ditëve të ardhshme, të gjithë në vendin tonë do të festojnë Krishtlindjet me familjet e tyre dhe ju do të jeni këtu në një vend mjaft të ftohtë” – deklaroi Johnson.

(Kosova Sot Online)