U vra me thikë dhe u dogj para lokalit/ Gjykata jep vendimin për autorin e dyshuar, i afërm i viktimës

  • 22 December 2019 - 10:02
U vra me thikë dhe u dogj para lokalit/ Gjykata jep vendimin për autorin e dyshuar, i afërm i viktimës

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun Devis Hoti, i cili akuzohet nga policia si autor i vrasjes së një shtetasi pak ditë më parë.

Pavarësisht se familjarët pretendojnë se Devisi është i pafajshëm, pasi viktimën Flamur Duçi e kanë kushëri dhe nuk kanë pasur konflikte me të, gjykata ka vendosur ta lërë prapa hekurave 18 vjeçarin, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Image
Devis Hoti,

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të 19 dhjetorit, në fshatin Mborje dhe sipas të dhënave të para, viktima u gjet pa shenja jete pranë lokalit të tij.

Sipas hetimeve te para viktimës i është gjetur plagë në trup, dyshohet e shkaktuar nga një mjet prerës.

Viktima u spërkat më pas me benzinë dhe i është vënë zjarri, çka tregon se kanë dashur edhe të humbin gjurmët e krimit. Si pasojë e flakëve viktima ka marrë plagë djegieje në kokë.

45 vjeçari jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar dhe kishte dy vajza të martuara.

(Kosova Sot Online)