Rrahja e rëndë në Prishtinë, katër persona përfundojnë në spital

  • 22 December 2019 - 12:42
Rrahja e rëndë në Prishtinë, katër persona përfundojnë në spital

Policia ka bërë të ditur se është raportuar për në rrahje në mes të katër të dyshuarve meshkuj të cilët kanë pësuar lëndime trupore

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. 

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg pasi kishte urdhër arrest, dhe një është duke u trajtuar ende në QKUK por është nën përkujdesje të policisë.”, njoftoi sot policia.

Rasti ka ndodhur të premten e 20 dhjetorit dhe vazhdon të jetë nën hetime.

(Kosova Sot Online)