Lajmi i fundit: Ky shtet goditet nga tërmeti

  • 22 December 2019 - 14:17
Lajmi i fundit: Ky shtet goditet nga tërmeti

Një tërmet prej 5.0 ballësh të Rihterit është regjistruar në pjesën jugperëndimore të Iranit të dielën. Lajmin e bëri të ditur agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, ISNA.

Kjo agjenci nuk dha ndonjë hollësi për pasojat e mundshme në njerëz apo dëmtime të ndërtesave.

Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan, ky tërmet ishte i shkallës 5.1 dhe epiqendrën e kishte afër qytetit Dezful, në thellësi prej 10 kilometrash.

Irani shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe goditet shpesh nga tërmetet. Nga një tërmet i vitit 2017 kishin vdekur 630 njerëz, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)