Tenton të vjedh një veturë, arrestohet

  • 22 December 2019 - 14:53
Tenton të vjedh një veturë, arrestohet

Një i dyshuar është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedh automjetin e një personi

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ulqini” në Prizren, ku i dyshuari është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë automjetin e një personi. 

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)