Ja kush e zbulon skenarin: Kosova drejt një qeverie teknike?

  • 22 December 2019 - 16:53
Ja kush e zbulon skenarin: Kosova drejt një qeverie teknike?

“Gjendja është e komplikuar si rezultat i një qasje të gabuar dhe të pa drejtë. Nuk ka asnjë kuptim barrikadimi në kërkesën ja postin e presidenti ja zgjedhje të reja, Kjo është një situatë absurde që është krijuar së fundi në mes tyre, mes LVV-së dhe LDK-së. Kështu sikur është duke shkuar puna, zhvillimet, duke parë që ndarja e plaçkës mes këtyre dy subjekteve politike, do të ishte zgjidhja me e mirë që të ndërhyjnë edhe ndërkombëtarët dhe ta japin formulën e një qeverie teknike për një vit, dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të reja”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

 

Posti i presidentit të Kosovës, mandat që i përfundon Hashim Thaçit më 26 shkurt të vitit 2021, ka bërë që të bëhet mollë sherri për tu ndarë në mes të LVV-së dhe LDK-së, dhe të barrikadohet marrëveshja për koalicion mes këtyre dy partive, në pamundësi të gjetjes së një kompromisi. 

Image
Blerim Burjani

E lidhur me këtë, profesori i së drejtës dhe ekspert i legjislacionit elektoral, Blerim Burjani konsideron se më këtë mënyrë të barrikadimit mes LVV-së dhe LDK-së, dy parti politike që i kanë shumicën e votave të fituara, dhe janë betuar se nuk bëjnë koalicion me asnjë subjekt tjetër politikë, atëherë rruga e vetme mbetet shkuarja në zgjedhje të reja, ose një qeveri e përkohshme teknike, pasi pozita e presidentit nuk ka asnjë kuptim që të negociohet tani dhe t’i takojë atij apo këtij subjekti politik.

“E thotë një fjalë popullore që lakmia të prishë. Edhe tani në këtë situatë të krijuar është e pa kuptimtë lufta e pa arsyeshme, e pa turpshme për të marr poste, e që kurrë nuk po përmendet qytetari, ai që ju ka dhënë votën, ai që ka mbetur krejtësisht në harresë prej 6 tetori. Pra që nga ajo datë kur kanë përfunduar zgjedhjet asnjëherë nuk është përmend qytetari dhe problemet që duhet të zgjidhen për të ja rregulluar jetën atij, janë diskutuar vetëm postet dhe ndarja e tyre, ashtu sikur i pretendojnë këto dy parti politike”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

E sipas Burjanit, kjo krizë që është thelluar aq shumë nga mosmarrëveshjet mes LVV-së dhe LDK-së nuk zgjidhet me asnjë formulë tjetër, atëherë mbetët vetëm nëse ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe e nxjerrin nga zarfi propozimin për një qeveri teknike. 

“Gjendja është e komplikuar si rezultat i një qasje të gabuar dhe të pa drejtë. Nuk ka asnjë kuptim barrikadimi në kërkesën ja postin e presidenti ja zgjedhje të reja, Kjo është një situatë absurde që është krijuar së fundi në mes tyre, mes LVV-së dhe LDK-së. Kështu sikur është duke shkuar puna, zhvillimet, duke parë që ndarja e plaçkës mes këtyre dy subjekteve politike, do të ishte zgjidhja me e mirë që të ndërhyjnë edhe ndërkombëtarët dhe ta japin formulën e një qeverie teknike për një vit, dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të reja”, deklaroi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)