“Fshesa në drejtësi”, shpresa e vetme te Vetting-u

  • 23 December 2019 - 07:27
“Fshesa në drejtësi”, shpresa e vetme te Vetting-u

“Duhet sa më parë të nxirret ligji për Vetting. E këtu rezultati fare mirë dihet që tani, mbi 80% e gjyqtare dhe prokurorëve nuk do ta kalon atë, kështu që Kosova do të mundë të bëhet me drejtësi efikase dhe profesionale e të pa varur vetëm kur të ketë një gjeneratë të re prokurorësh dhe gjyqtarësh të pa ndikuar nga politika dhe të pa korruptuar”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani e vlerëson skandaloze mënyrën e veprimit të Prokurorisë së Shtetit, në përpjekje për të mbuluar dështimin e deritanishëm në fushën e sundimit të ligjit, duke bërë publike raporte marramendëse më shifra të aktakuzave të ngritura, që vërtetë ngjasojnë në një lloj fushate që ka për qëllim mashtrimin e opinionit publik, dhe krijimin e përshtypjes publike kinse gjithçka po funksionon sipas ligjit.

Sipas Burjanit, kjo është vetëm një përpjekje kozmetike e organit të akuzës që të tregohet efikas dhe efektiv, përballë kritikave të vazhdueshme që vijnë nga faktori ndërkombëtar për ndikim të politikës në sistem, por edhe nga organizatat e shoqërisë civile vendore.

Image
Blerim Burjani

“Ky lloj “zgjimi” i Prokurorisë dhe u gjykatave vjen në kohën kur po paralajmërohet bërja e ligjit Vetting nga Qeveria në ardhje, prandaj këto grupe interesi kanë marr sinjal nga politikë që të improvizojnë në këtë mënyrë dhe mbase do të lihet anash ideja e Vettingut për të ju zgjatë jetën në funksion më tepër se gjysmës së prokurorëve dhe gjykatësve të emëruar dhe kontrolluar nga zinxhiri politik”, tha Burjani.

Më tej, sipas Burjanit dështimi dhe inkriminimi i sistemit të drejtësisë është aq i thellë, sa që nuk mundë të ketë kthim në binarët e sigurt pa e kaluar provimin e Vettingut.

“Duhet sa më parë të nxirret ligji për Vetting. E këtu rezultati fare mirë dihet që tani, mbi 80% e gjyqtare dhe prokurorëve nuk do ta kalon atë, kështu që Kosova do të mundë të bëhet me drejtësi efikase dhe profesionale e të pa varur vetëm kur të ketë një gjeneratë të re prokurorësh dhe gjyqtarësh të pa ndikuar nga politika dhe të pa korruptuar”, shtoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kuadrot e tilla nuk mungojnë, janë të mjaftueshëm të përgatitur mirë, por të tillët janë penguar nga grupet e interesit dhe politika e inkriminuar që të zgjidhen dhe emërohen në ato pozita, prandaj tani është koha dhe moment i duhur për t’i bërë ndryshimet e tilla rrënjësore.

“Kosova ka shumë kuadër të kualifikuar për të gjitha këto pozita, andaj do të duhej që sa më shpejtë të pastrohet drejtësia nga këta njerëz të dëmshëm, të cilët kanë të siguruara edhe nga dy tre vende pune si dhuratë për besnikërinë politike, kanë pasur kontrata të dyfishte dhe shumëfishta. Të gjithë këta sikurse të tjerët që nuk e arsyetojnë pasurinë e tyre të krijuar, të gjithë ata persona që kanë pasur lidhje me politikën dhe krimin e organizuar, që i ka stimuluar me nga dy, tre e më shumë kontrata pune, duhet të largohen me ligjin Vetting sepse edhe kjo është një formë alarmante e korrupsionit të llojit të vetë. Unë mendoj se kjo do ta pastron drejtësinë dhe do ti largonte përfundimisht të gjithë personat e korruptuar, derisa për ata që vijnë në këto pozita dhe i përgjigjen ligjit e Kushtetutës, do të siguroheshin pagat bazuar në standardet e vendit. Të gjitha këto ndryshime të thella me zbatim reforme duhet të ndodhin në mandatin që po vjen, sepse ky mandat i ri qeverisës e ka për obligim dhe borxh ndaj qytetarit për ta ndryshuar gjendjen aktuale në këtë fushë”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)