Ishte zhdukur para dy vjetësh, gjermani 15-vjeçar gjendet në kuzhinën e një pedofili

  • 23 December 2019 - 13:47
Ishte zhdukur para dy vjetësh, gjermani 15-vjeçar gjendet në kuzhinën e një pedofili

Një adoleshent gjerman, i cili ishte zhdukur para dy vjetësh e gjysmë, u gjet në dollapët e kuzhinës së një burri të dyshuar si pedofil pasi policia ia bastisi banesën.

Djaloshi i moshës 15-vjeçare, i identifikuar nga gazetat gjermane si Marvin K, u gjet me rrobat e njëjta në trup, të cilat i kishte të veshura kur ishte zhdukur.

Fqinjët në Recklinghausen, rreth 100 kilometra në veri të qytetit Koln, thanë se asnjëherë nuk e kanë parë djalin, por kohë pas kohe i kanë dëgjuar bërtitjet e një burri në këtë banesë.

Policia e arrestoi një burrë 44 vjeç nën dyshimin se i ka shpërndarë fotografitë që paraqesin abuzim të fëmijës. Sidoqoftë, autoritetet thanë se nuk kanë gjetur shenja se djaloshi është mbajtur me forcë në banesë.

Marvini ishte vetëm 13 vjeç, kur ishte zhdukur pasi ishte marrë nën përkujdesje në një qendër publike pas vdekjes së babait.

Ai ishte përshëndetur me punëtorët social për t’u takuar me shokët më 11 qershor 2017. Sidoqoftë, kontakti me të ishte humbur nga ajo ditë dhe telefonin e kishte të fikur, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online )