Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në dy dyqane në Fushë – Kosovë

  • 23 December 2019 - 14:07
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në dy dyqane në Fushë – Kosovë

Policia në Fushë – Kosovë ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur me (12 dhe 16 dhjetor 2019)në dy kompani (dyqane),  në zonën industriale në Fushë Kosovë, ku janë vjedhur kasaforta me  para të gatshme dhe stoli ari (vlera totale në të dyja raste është rreth 44.000 euro).

“Personat e dyshuar: G. H, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. R, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës”, thekson policia përmes një komunikate.

Po ashtu bëhet e ditur se hetuesit policor për po të njëjtat raste, janë në kërkim të një personi të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë.

(Kosova Sot Online)