Presidenti i Unionit Kombëtar rus: Njohja e Kosovës nuk do t’i ndalojë armiqtë e Serbisë

  • 23 December 2019 - 15:26
Presidenti i Unionit Kombëtar rus: Njohja e Kosovës nuk do t’i ndalojë armiqtë e Serbisë

Presidenti i Unionit Kombëtar rus, Sergej Baburin ka deklaruar se Serbia me çështjen e Kosovës duhet të bëjë atë që ka bërë Kina me rastin e Tajvanit në ndarjen e vitit 1949.

Baburin ka thënë se njohja e Kosovës nuk do t’i ndalte armiqtë e Serbisë.

“Nuk fiton më i forti por ai që shkon deri në fund. Nëse Serbia heq dorë nga Kosova, kjo nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serbë të krijojnë kriza të reja, Vojvodina e Sanxhaku, sepse askujt nuk i duhet paqja e qëndrueshme në Ballkan, më lehtë është të udhëhiqet me popuj që janë në konflikt”, deklaroi ai për të përditshmen serbe “Politika”.

Në pyetjen se cili është mendimi i tij për një vendim të Serbisë në lidhje me Kosovën, Baburin përmendi shembullin e Kinës që në vitin 1949 iu nda Tajvani dhe me ngulm iu kërkua njohja e tij.

Por, asnjë qeveri nga Pekini nuk e kishte pranuar ta bënte.

(Kosova Sot Online)