Vjen goditja dhe akuza e rëndë për Edi Ramën: Ky ose është i çmendur ose...

  • 23 December 2019 - 15:30
Vjen goditja dhe akuza e rëndë për Edi Ramën: Ky ose është i çmendur ose...

“Ky njeri ose është i çmendur ose gjërat po i bënë qëllimisht. Është e pa kuptueshme kjo dashuri për Serbinë. Tregon dashuri për një shtet që ka vrarë bashkëkombësit e tij. Kryeministri Rama me këto veprime anti-Kosovë po dëshmohet që është fatkeqësia e kombit shqiptar”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik në Kosovë po vazhdojnë ta kritikojnë ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për qasjen e tij të ndaj shtetit të Kosovës dhe zyrtarëve të shtetit saj, të cilët po e kundërshtojnë projektin e një Mini Shengeni Ballkanik, të cilin po e promovojnë Edi Rama dhe Aleksandër Vuqiqi.

Njohësi i zhvillimeve politike, Faik Krasniqi thotë për “Kosova Sot Online” se Edi Rama është duke gabuar shumë, dhe perspektiva e shqiptarëve dhe e rajonit si tërësi është në Bashkimin Evropian, dhe jo në izolim nga BE-ja e nënshtrim ndaj orekseve dhe planeve djallëzore të shtetit serb.

Image
Faik Krasniqi

“Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë përcaktuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Ky është qëllimi i të gjithë shqiptarëve, sepse tek e fundit jemi evropian dhe s'kemi ku të shkojmë. Mini Shengeni ballkanik është në njëfarë mënyre ringjallje e ish Jugosllavisë. Neve shqiptareve s'kanë çfarë na duan këto aventura. Edi Rama është duke bërë gabim që po merret me këto pisllëqe. Çfarë Mini Shengeni ballkanik me një shtet si Serbia që mohon masakrat që ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Me ose pa dashje po bëhet në anën e armikut”, tha Faik Krasniqi për Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, kjo lojë e pistë që po luhet tani me këtë projekt, sikurse me projektin e ndarjes, nuk e ka as mbështetjen ndërkombëtare, prandaj mundë të jetë një përpjekje me fund të turpshëm. 

“Ky njeri ose është i çmendur ose gjërat po i bënë qëllimisht. Është e pa kuptueshme kjo dashuri për Serbinë. Tregon dashuri për një shtet që ka vrarë bashkëkombësit e tij. Kryeministri Rama me këto veprime anti-Kosovë po dëshmohet që është fatkeqësia e kombit shqiptar. Kurse sa i përket shkëmbimit të territoreve, nëse në s'duam një gjë të tillë, kjo treshe Thaçi-Vucic-Rama le të bëjnë plane sa të duan. Por as fuqitë e mëdha botërore nuk janë duke e përkrahur një ide të tillë, përveç Francës që gjithmonë ka qenë aleat i sllaveve”, përfundoi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)