“Peshqit e mëdhenj”, vjen goditja e rëndë ndaj Prokurorisë së Shtetit

  • 24 December 2019 - 07:32
“Peshqit e mëdhenj”, vjen goditja e rëndë ndaj Prokurorisë së Shtetit

“Ndërkombëtarët e dinë shumë mirë se çka po ndodhë në Kosovë, e dinë shumë mirë se kush është dhe nuk është kriminel, por ata po qëndrojnë neutral për të shikuar se çka po bëjnë institucionet shtetërore me këto raste, prandaj Prokuroria e Kosovës, Gjykatat etj, le të mos mendojnë se mund ti mashtrojnë ndërkombëtarët, sepse në fakt ata bëhen kinse janë mashtruar, por në fakt kjo mund të ju kthehet 100 herë më keq si bumerang”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve në Kosovë, Dardan Grapci e ka kritikuar mënyrën e raportimit të Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, e cila tani po e zbaton praktikën e raportimit në baza ditore të aktakuzave të ngritura, e që flasin për statistika alarmante të rasteve të ndryshme në nivel vendi.

Grapci konsideron se është kjo mënyrë jo serioze e punës së Prokurorisë, e cila sipas është vetëm një lojë e paramenduar e drejtësisë së dështuar, që të paraqitet para opinionit publik vendor dhe ndërkombëtar, se ka përkushtim serioz në zbatimin e ligjit dhe luftimin e dukurive negative, krimit dhe korrupsionit.

Për më keq, sipas Grapcit me këtë veprim po fshihet krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë të politikës duke raportuar me dhjetëra raste të shkeljeve minore të ligjit, që nuk mundë të jenë më shumë se kundërvajtje të zakonshme, por që përdoren nga prokuroria për mbulimin e krimit të nivelit të lartë dhe të pa prekshëm deri më tani.

Image
Dardan Grapci

“Publikimet që po i bënë Prokuroria e Kosovës, në baza ditore, ku po tregojnë se me dhjetëra raste të aktakuzave, që duket se vazhdimisht po ka ngritje në nivel vendi, unë mendoj që nuk paraqesin realitetin dhe efikasitetin që kërkohet ta ketë ky institucion i akuzës. Prokuroria nuk duhet të merret me numrat, që aspak nuk janë real, nuk janë ato raste serioze të cilat e dëmtojnë interesin publik dhe sigurinë e qytetarit, sepse po të ishte ashtu, Kosova do të duhej të shpallte luftë kundër mafies. Serioziteti dhe efikasiteti i punës së Prokurorisë së shtetit matet vetëm nëse e fillon si duhet gjuetinë tek peshqit e mëdhenj të krimit e të korrupsionit sepse ata janë që po e shkatërrojnë të ardhmen e ekonomisë së Kosovës. Kjo gjueti duhet të fillohet nga politikanët e deri tek biznesmenët të cilët janë të përfshirë në afera korruptive”, tha Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci tha për “Kosova Sot Online” se me raporte të tilla numerikisht të fryra kinse për aktakuzat e ngritura, nuk mundë të fitohen poenë koti te ndërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët e dinë shumë mirë se çka po ndodhë në Kosovë, e dinë shumë mirë se kush është dhe nuk është kriminel, por ata po qëndrojnë neutral për të shikuar se çka po bëjnë institucionet shtetërore me këto raste, prandaj Prokuroria e Kosovës, Gjykatat etj, le të mos mendojnë se mund ti mashtrojnë ndërkombëtarët, sepse në fakt ata bëhen kinse janë mashtruar, por në fakt kjo mund të ju kthehet 100 herë më keq si bumerang”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)