Akuza tronditëse ndaj Edi Ramës, ja kush e krahason me diktatorin e njohur

  • 24 December 2019 - 07:42
Akuza tronditëse ndaj Edi Ramës, ja kush e krahason me diktatorin e njohur

“Nga ana individuale, kur e analizon psikologjikisht, aj njeri vuan nga një ankth i pa parë, sipas vlerësimit tim vuan nga çrregullimi i personalitetit antisocial, që më herët është quajtur psikopati , është një personalitet narcisoid e me një masë edhe skitsoid. Kur i bëjmë të gjitha këto bashkë, mund të them, mjerë Shqipëri nënë se kush të udhëheq, e lumë Kosova që diti me kohë të largohet nga kthetrat e këtij përbindëshi”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sulmet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës, injorimi dhe përqeshja publike që po iu bëhet atyre, sjellja injoruese që ndodhi edhe pas takimit të radhës të samitit të liderëve të Ballkanit perëndimor në Tiranë, ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka tensionuar edhe më shumë raportet e Ramës me Kosovën.

Lidhur me këtë acarim raportesh mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës, ka folur për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, doktor Hysni Aliu.

Image
Hysni Aliu

“Është shqetësues drejtimi që kanë marr marrëdhëniet Kosovë Shqipëri. Por ka qenë e ditur që në fund të fundit kur disa udhëheqës i lidh në mes veti interesi, atëherë interesi individual edhe i prishë. Pra kjo tregon që në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka pasur marrëdhënie të shëndosha ndër shtetërore e mos të flasim për vëllazërore, pore ka pasur marrëdhënie klienteliste”, thotë doktor, Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Aliu thotë se Kosovës nuk iu ka nevojit një raport i mirë me një udhëheqës që është trashëgimtar ose del nga loza e diktatorit më të tmerrshëm në Evropë, Enver Hoxhës.

“Fatkeqësisht ata kurrë nuk mësuan se si të bëhen udhëheqës njerëzore ashtu siç janë në botën demokratike. Tani ka një dallim, ky Enveri i dytë, nuk po guxon të vret me armë, sepse se lejon bota demokratike, duke i pushkatuar të gjithë intelektualët që ngrinin zërin për liri, siç bëri Enver Hoxha, por po e vret popullin e vet me drogë, me emigrim, me vëllavrasje si pasojë e pazareve të drogës me varfëri ekstreme e çka jo tjetër”, thekson Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, nuk është pritur diçka tjetër nga një njeri që ua turri turmën e popullit si opozitar policisë së shtetit, duke i goditur ata në mënyrën më të tmerrshme të mundshme,

“Me shkopinj druri, derisa u vranë 4 demonstrues, nuk pritej më mirë nga një njeri i cili që nga fillimi në prapaskenë të tubimeve të ti, mbante fotografin e Enver Hoxhës derisa ja tërhoqën vërejtjen ndërkombëtarët, nuk pritej më mirë nga një njeri që posa u bë kryeministër ua la duart e lira popullit për të kultivuar kanabis deri në një mase që u bart edhe me aeroplan, me qëllimin që duke e vrarë popullin nëpërmes drogës vetvetes ti sjell pushtet absolut, dhe nuk pritej më mirë nga një njeri që të gjithë ministrat e brendshëm ishin të afërm të drogagjijve e ndoshta edhe vetë drogagji. Nga ana individuale, kur e analizon psikologjikisht, aj njeri vuan nga një ankth i pa parë, sipas vlerësimit tim vuan nga çrregullimi i personalitetit antisocial, që më herët është quajtur psikopati, është një personalitet narcisoid e me një masë edhe skitsoid. Kur i bëjmë të gjitha këto bashkë, mund të them, mjerë Shqipëri nënë se kush të udhëheq, e lumë Kosova që diti me kohë të largohet nga kthetrat e këtij përbindëshi. Ne e kemi një rregull të funksionimit në psikiatri, që me pacientë nuk bënë të kesh konfrontim verbal, andaj edhe atyre që janë fyer nga ky njeri ju sugjeroj heshtjen për hir të shqiptarisë si tërësi dhe për hir të asaj që fatkeqësisht kanë përballë një njeri me çrregullime psikike”, shton doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Përdorimi i gjuhës fyese ndaj të tjerëve, sipas Aliut tregon karakterin më të ulët që ka Edi Rama si individ, e të mos flasim si intelektual apo njeri i politikës dhe interesit të kombit.

“Përdorimi i gjuhës fyese nga individi, është një shenjë që ati njeriu i mungojnë të gjitha aftësitë për komunikim normal, pra është i bllokuar psikologjikisht dhe si rrjedhojë dhuna dhe gjuha fyese është mjeti që përdorë ai. Ne si popull nuk guxojmë të biem në kurthin e një personaliteti antisocial siç është Edi Rama, dhe të ja bëjmë qefin Vuqiqit në formulën ”përçaj e sundo”, pore duhet të ndërtojmë lidhje vëllazërore me njerëzit e ngritur të ati vendi, në mënyrë që së bashku me ta, ta përmbysim këtë armik të kombit, dhe Shqipëria ta ketë kryeministër një njeri që aj popull e meriton”, përfundon Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)