Çka ndodh sot

  • 24 December 2019 - 08:05
Çka ndodh sot

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00).

Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e pranimit të donacionit nga “NEPTUN” dhe “JUMBO”. (Çerdhja “Fatosat” në Ulpianë, ora 11:00).

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takimin me qytetarë. (Salla e Teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 11:00).

Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, do të organizojë një aksion për dhurimin e gjakut. (Salla e konferencave “Orion”, ora 11:30).

Hapet panairi i turizmit në Prizren. (Përballë xhamisë së Sinan Pashës, ora 12:00).

Shkolla e futbollit “Trepça” mban marshin protestues kundër privatizimit te fushës “Xhevat Jusufi – Xheki”. (Marshi fillon nga Sheshi “Mehë Uka”, nga ora 13:00).

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të mbajë konferencën e fundit. (MMPH, ora 14:00).

Mbahet pritja solemne nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Qendra “Bogdanipolis” në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ora 18:00).

Mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 23:30).

Mbahet mesha solemne e Krishtlindjes. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 24:00).

(Kosova Sot Online)