Njoftim nga KEDS

  • 24 December 2019 - 10:29
Njoftim nga KEDS

KEDS njofton se në disa pjesë të vendit, sidomos pjesën perëndimore janë duke fryrë erëra të fuqishme. Si pasojë, janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve, vecanërisht në rajonin e Pejës. Disa prishje janë edhe në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës e Gjakovës. Ka shumë shtylla të thyera dhe përcues (tela) të këputur.

Dhjetëra ekipe të KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme.

Për tu evituar këto situata, KEDS po bën investime të fuqishme anëkend vendit, sikurse ka bërë mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit. Por, dihet se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë që e bën të pamundur të ndërrohet komplet për një kohë kaq të shkurtër.

Në këto rrethana kërkojmë mirëkuptimin e konsumatrëve.

KEDS do t’ju mbajë të informuar në vazdhimësi, sidomos përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)