Video e tmerrshme: Qeni sulmon vogëlushin, i riu i shpëton jetën 4-vjeçarit

  • 24 December 2019 - 11:41
Video e tmerrshme: Qeni sulmon vogëlushin, i riu i shpëton jetën 4-vjeçarit

Ky është momenti i tmerrshëm kur një qen sulmon një vogëlush vetëm 4 vjeç.

Videoja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një lagje në Rio de Janeiro më 19 dhjetor.

Aty tregohet sesi qeni ka kapur të voglin dhe nuk e lëshon, ndërsa një i 20 vjeçar ndërhyn dhe lufton me qen për të shpëtuar vogëlushin.

Pas përpjekjeve dhe luftës me qenin, 20-vjeçari arrin ta shpëtojë vogëlushin duke e vendosur sipër një makine që ndodhej afër.

Pasi shpëtoi 4-vjeçari, qeni iu vërsul të riut, i cili u përlesh disa momente dhe me pas hipi sipër makinës ku pak më parë vendosi vogëlushin.

Të dy qëndruan disa minuta, derisa erdhi ndihma e shpejtë.

“Në fytyrën e djalit të vogël pashë vajzën time 2-vjeçare Lara. Kur pashë sulmin, reagova instiktivisht, “shpjegoi 20-vjeçari brazilian.

(Kosova Sot Online)