Urimet e Kurtit për Krishtlindje: Ishte vit i mrekullueshëm, ende s’kemi filluar

  • 24 December 2019 - 12:57
Urimet e Kurtit për Krishtlindje: Ishte vit i mrekullueshëm, ende s’kemi filluar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka uruar festat e fundvitit, Krishlindjet dhe Vitin e ri.

Kurti ka shkruar se viti 2019 ka qenë i jashtëzakonshëm, pasi ai doli më i votuari në zgjedhjet e fundit kurse partia e tij e para.

“Në ditë të mira dhe të këqija ne mbështetemi në familjet tona si gjëja më e shenjtë për dashuri dhe mbështetje pavarësisht çfarë ndodhë. Në këtë sezonë festash, ua uroj Krishtlindjet dhe Vitin e Ri së bashku me më të dashurit tuaj. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe as që kemi filluar ende”, ka shkruar Kurti në Twitter. 

Kreu i VV-së po bën përpjekje tash e një muaj pas certifikimit të zgjedhjeve që të arrijë marrëveshje me LDK-në për një koalicion qeverisës ku ai do të jetë shef i ekzekutivit.

Sot është planifikuar takim i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në ora 13:00.

(Kosova Sot Online)