Çfarë po ndodhë? Edhe VV edhe LDK e mohojnë takimin

  • 24 December 2019 - 13:24
Çfarë po ndodhë? Edhe VV edhe LDK e mohojnë takimin

Zyrtarë të partive që po tentojnë të krijojnë koalicionin kanë pohuar paraprakisht për mediat se në ora 13:00 në Kuvend të Kosovës do të mbahet takim në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Madje, Mustafa është raportuar se ka hyrë në objektin e kuvendit, ku si zakonisht i kanë mbajtur takimet me Kurtin.

Mirëpo, tani dy partitë kanë mohuar një informacion të tillë.

Në një përgjigje, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se mundet të kenë takime, por, që një i tillë nuk do të ndodhë në orën për të cilën është raportuar.

“Ne mundemi me pas takime, edhe në ora 12 të natës, por, tash nuk kemi takim”, ka thënë Haziri, teksa ka shtuar se diçka për sot nuk është caktuar.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje kanë mohuar se takimi do të ndodhë në orarin për të cilin është raportuar.

“Nuk është caktuar ndonjë takim deri tash, po nuk ka takim të orës 13:00”, thonë nga VV.

VV dhe LDK kanë ngrirë bisedimet për koalicion, pasi që nuk po mund të dakordohen për pozitën e presidenti.

(Kosova Sot Online)