Isa Mustafa po e pret sms’in: Nëse Albin Kurti...

  • 24 December 2019 - 14:27
Isa Mustafa po e pret sms’in: Nëse Albin Kurti...

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht pas takimit me kryesinë e partisë në të cilën ai udhëheq.

Mustafa nuk tregoi se çka u diskutua në mbledhjen e kryesisë, por, që shton se ka disponim në LDK që të shihen me liderin e VV’së, Albin Kurtin.

“Nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment”, deklaroi Mustafa.

Ndryshe, sot është raportuar për një takim në nivel të liderëve, mirëpo, që ky lajm është mohuar nga dy partitë.

Kurti dhe Mustafa nuk janë parë që nga java e kaluar, kur edhe u konfirmuan edhe njëherë dallimet për postin e presidentit.

(Kosova Sot Online)