U arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, jepet vendimi për Aleksandër Gjokën

  • 24 December 2019 - 15:53
U arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, jepet vendimi për Aleksandër Gjokën

Lirohet këngëtari Aleksandër Gjoka, i cili u arrestua dje pasi u kap nga policia teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin në favor të Gjokës, duke e liruar atë.

Mësohet se prokuroria kërkoi masën ‘detyrim paraqitje’ për këngëtarin e rrokut. Ky i fundit u arrestua dje rreth orës 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

(Kosova Sot Online)