“Territori dhe largimi i Mogherinit”, ndizet alarmi i ri për Kosovën

  • 24 December 2019 - 16:13
“Territori dhe largimi i Mogherinit”, ndizet alarmi i ri për Kosovën

“Çështja e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë , është një çështje që domosdo duhet të zhvillohet dhe Kosova duhet të ketë qëndrim të qartë në raport me Serbin lidhur me shtetin e vet sovran dhe të pa varur. Përfaqësuesi i tashëm evropian z. Borell, nuk është një personalitet i cili është i lidhur pas pavarësisë së Kosovës. Madje ai është predikues i teorisë se Kosova është pjesë e Serbisë. Pikërisht ky përcaktim e bënë Kosovën shumë skeptike në raport me Serbinë”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi i vlerëson si shumë serioze dhe domethënëse presionet e faktorit ndërkombëtar ndaj partive politike në Kosovës, që t’i formojnë sa më shpejtë institucionet e reja të dhe të rifillohet dialogu me Serbinë.

Sipas Kelmendit, shqetësues mbetet fakti që pasuesi i Federica Mogherinit në postin e shefit të diplomacisë së BE’së, Josep Borell, jo vetëm që kërkon që Kosova të krijojë një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, mirëpo sa u përket vijave të kuqe në dialog, që do të thotë mos diskutimin për kufijtë, Borell thotë se është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit të caktojnë çfarë diskutojnë e çfarë jo.

Image
Muhamet Kelmendi

Prandaj sipas Kelmendit, këtu mundë të luhet loja në prapaskenë që përsëri në tavolinë të nxirret plani i ndarjes.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe zëvendëspresidenti lehtëson dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, proces që është rregulluar nga Asambleja Gjenerale e Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur nga shtetet anëtare të BE-së. U takon dy palëve, që të definojnë agjendën e dialogut dhe gjithashtu ritmin e përmbajtjen”, citohet të ketë thënë për medie Zyra e Josep Borellit.

E sipas Kelmendit, ky është një alarm i ri për Kosovën, se rreziku i ndarjes së saj do të vazhdojë edhe më tej.

“Prandaj duhet përgatitur mirë e me kohë ekipi kosovar në këto bisedime që të mos pranon për asnjë çmim futjen në dialog të kësaj teme edhe pse dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, është një kërkesë e detyrueshme që po vjen nga faktori ndërkombëtar, kurse Josep Borrel nuk është dashamirë i pavarësisë së Kosovës, e konsideron Kosovën akoma pjesë të Serbisë. Çështja e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, është një çështje që domosdo duhet të zhvillohet dhe Kosova duhet të ketë qëndrim të qartë në raport me Serbin lidhur me shtetin e vet sovran dhe të pa varur. Përfaqësuesi i tashëm evropian z. Borell, nuk është një personalitet i cili është i lidhur pas pavarësisë së Kosovës. Madje ai është predikues i teorisë se Kosova është pjesë e Serbisë. Pikërisht ky përcaktim e bënë Kosovën shumë skeptike në raport me Serbinë. Megjithatë, z. Borell është përfaqësues i unionit evropian dhe ai është i përcaktuar nga po i njëjti union. Në këtë kontekst Kosova ka pak mundësi me ndikua në këtë politikë të Unionit evropian. Ajo që duhet Kosova ta mbaj është taksa 100%, dhe e cila duhet të hiqet si e tillë vetëm në kohën e njohjes së shtetit të pa varur dhe sovran të Kosovës nga Serbia”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Kelmendi shton se nuk pajtohet me propozimin që të hiqet taksa në raport me Serbinë në llogari të reciprocitetit, pasi çështja që paraqitet këtu është se a mund të zhvilloj Kosova reciprocitet me Serbinë nëse ajo nuk e njeh si shtet.

“Prandaj reciprociteti dhe raportet tjera ndërshtetërore vendosen vetëm pas njohjes. Reciprociteti ndërtohet vetëm midis subjekteve të barabarta, Kosova të njihet si shtet dhe Serbia si shtet. Njohja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës hap rrugën për zgjidhje të shumë problemeve që Kosova ka me Serbinë. Kosova i ka të humbur edhe 1600 njerëz për të cilët Serbia ka informacione se ku gjinden dhe çfarë është bërë me ta. Gjatë luftës së fundit janë vrarë 13800 shqiptar, në mes tyre nëna dhe fëmijë. Po ky shtet i udhëhequr nga Vucic, ka përdhunuar mbi 20000 femra shqiptare dhe ka bërë dëme materiale mbi 20 miliarda euro. Prandaj, nuk mund të bisedohet me palën serbe pa shtetësinë, pa shtet të pavarur dhe sovran, sepse vetëm ky status i garanton barazim për tu ulur në tavoline me kriminelët e Beogradit”, deklaron Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)