Djali i vë flakën veturës së nënës

  • 24 December 2019 - 16:34
Djali i vë flakën veturës së nënës

Policia e Vlorës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur dje, ku një automjeti iu vu zjarri në qytetin bregdetar.

Uniformat blu informojnë se pas hetimeve të zhvilluara kanë mundur të identifikojnë autorin dhe rezulton se ai është djali i pronares së mjetit. Sipas policisë, autori ia ka vënë mjetin nënës së tij për motive të dobëta.

“Ditën e djeshme, në zonën e skelës,  automjeti tip ‘Renault Clio’, në pronësi të shtetases A.K,  u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj plotësisht.

Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin: K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit)”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


(Kosova Sot Online)