Mesazhi gjerman për vizat, vjen lajmi i keq për Kosovën

  • 25 December 2019 - 07:15
Mesazhi gjerman për vizat, vjen lajmi i keq për Kosovën

“Peter Beyer patë thënë që liberalizimi i vizave mundë të na bëhet edhe si dhuratë për Krishtlindje, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Mund të ndodh vitin tjetër, do të thotë që s'ka asgjë të sigurt as për 2020. Është turp për Bashkimin Evropian që mban të izoluar dy milionë qytetare të Kosovës”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ditë me parë raportuesi për Kosovën në Bashkimin Evropian, Peter Beyer, i cili tha në Prishtinë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë vitin tjetër, madje duke u deklaruar hapur se Gjermania e përkrah këtë proces, por megjithatë në këtë deklaratë mbetu e pa qartë periudha kohore se kur mundë të futet në rend ditë çështja e heqjes së vizave për kosovarët.

“Ne e mbështesim procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës dhe them se heqja e vizave mund të ndodhë tjetrin vit”, ka thënë Peter Beyer.

E analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”, ka folur lidhur me riaktualizimin e temës së liberalizimit të vizave për kosovarët nga delegacioni i Bundestagut gjerman që vizitoi ditë më parë Kosovën.

Image
Faik Krasniqi

“Ky deklarim paksa i pa qartë, sipas Krasniqit, na bënë të kuptojmë se problem me vizat është tash për tash kryekëput i karakterit politik dhe këtu duhet të jetë fokusi kryesor, sepse dihen edhe shtet me emër të cilat po e bllokojnë këtë proces. “Liberalizimi i vizave për Kosovën është kthyer në një çështje politike. Franca është ajo që po e bllokon këtë proces, dhe pa një pajtueshmëri mes Gjermanisë dhe Francës ne lidhur me këtë çështje, duhet ta harrojmë liberalizimin e vizave, por edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut hapjen e negociatave. Këtu nuk kemi të bëjmë me çështje reformash dhe as kriteresh, por kryekëput është çështje politike, sepse Bashkimit Evropian nuk i bëhet vonë për reformat në drejtësi në Kosovë dhe në asnjë vend tjetër që kane përfituar liberalizimin e vizave, e aq më pak një vendi si Franca’, theksoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, ndonëse mesazhi që delegacioni gjerman e solli në Prishtinë në dukje është pozitiv, por përsëri paqartësitë janë prezentë dhe nuk ka garanci që kjo të ndodhë as në vitin që vjen.

“Peter Beyer patë thënë që liberalizimi i vizave mundë të na bëhet edhe si dhuratë për Krishtlindje, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Mund të ndodh vitin tjetër, do të thotë që s'ka asgjë të sigurt as për 2020. Është turp për Bashkimin Evropian që mban të izoluar dy milionë qytetare të Kosovës. Kam thënë edhe më herët. Nëse duam liberalizim të vizave edhe ne duhet të bëjmë lojëra politike, ashtu siç po bëjnë të tjerët. Armen më të fortë e kemi taksën. Në e heqim taksën, ju na heqin vizat. Përndryshe, liberalizimin e vizave ta harrojmë përgjithmonë”, deklaroi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)