Çka do të ndodhë nëse në seancën konstituive nëse s’ka marrëveshje VV-LDK

  • 25 December 2019 - 07:47
Çka do të ndodhë nëse në seancën konstituive nëse s’ka marrëveshje VV-LDK

Nëse s’ka marrëveshje në seancën konstituive atëherë do të ketë vetëm betim të deputetëve.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja në një emision televiziv ka thënë se nëse nuk do të ketë marrëveshje me LDK’në, do të ketë vetëm betim të deputetëve.

“Nëse nuk do të ketë marrëveshje deri në orën 15:00 do të ketë vetëm betim. Pastaj për tjerat procedura mendoj që do të i shihni duke u shpalosur atë ditë. Nuk e përjashtoj mundësinë e votimit të kryetarit, nuk e përjashtoj as që po ajo masë të mos e votojë. Për Lëvizjen e Vetëvendosjes është jetike për me arrit një marrëveshje, ne deri në minutën e fundit do të bëjmë të gjitha që i kemi në dorë”, tha Konjufca.

Gjithashtu, ai tha se se partia e tij e pranon Vjosa Osmanin si Presidente të Republikës së Kosovës.

“VV’ja nuk ka kurrëfare problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës, në kuptimin e asaj se çfarë ajo do të performonte. Unë besoj që Vjosa nuk do t’i bënte keq Kosovës”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)