Reshje të mëdha të borës ranë gjatë natës në këtë pjesë të Kosovës

  • 25 December 2019 - 09:59
Reshje të mëdha të borës ranë gjatë natës në këtë pjesë të Kosovës

Fshati Bajgorë i Mitrovicës është mbuluar mbrëmë me borë.

Madje, raportohet se rrugët e këtij vendi rural janë bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.

Ndryshe, sinoptikët kanë paralajmëruar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi me bore.

Sipas tyre, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

(Kosova Sot Online)