Dyshohet se dhunoi një grua para shtatë muajve, arrestohet burri nga Kaçaniku

  • 25 December 2019 - 10:42
Dyshohet se dhunoi një grua para shtatë muajve, arrestohet burri nga Kaçaniku

Policia ka arrestuar një person në Kaçanik nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”, para shtatë muajve

Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur në muajin maj të këtij viti, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të martën e 24 dhjetorit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)