Oficeri rus tregon se kur mund të ndodh lufta mes Rusisë e NATO’s

  • 25 December 2019 - 10:51
Oficeri rus tregon se kur mund të ndodh lufta mes Rusisë e NATO’s

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Rus, Valery Gerasimov, gjatë një fjalimi para atasheut ushtarak të huaj, tregoi se kur parashihet të ndodh një luftë në shkallë të gjerë.

Gerasimov tregoi se situata në botë është e paqëndrueshme, dhe zhvillimi i saj po bëhet gjithnjë e më dinamik.

Në veçanti, sipas kreut të Shtabit të Përgjithshë, ”presioni i paparë politik, ekonomik dhe informues” është ushtruar mbi Rusinë kohëve të fundit. Për këtë arsye, nuk është e nevojshme të përjashtohet shfaqja e situatave të krizës që mund të zhvillojnë një konflikt në masë të gjerë, përfundoi ai.

Gjenerali theksoi se potenciali mbrojtës i Federatës Ruse do ruhet në një nivel të mjaftueshëm për të zmbrapsur çdo agresion kundër vendit. Ai tha se nuk ka parakushte për fillimin e një lufte në shkallë të gjerë, deri në vitin 2050.

Më 9 dhjetor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk e konsideron Moskën armike ose kundërshtare.

(Kosova Sot Online)