Apel për unitet dhe paqe në meshën e ditës së Krishtlindjes që po mbahet në katedralen “Nënë Tereza”

  • 25 December 2019 - 12:03
Apel për unitet dhe paqe në meshën e ditës së Krishtlindjes që po mbahet në katedralen “Nënë Tereza”

Besimtarët e krishterë si në të gjithë botën edhe në Kosovë sot festojnë Krishtlindjet, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Në meshën e ditës së Krishtlindjes që ka nisur sot në ora 11:00 në Katedralen në Prishtinë, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka përëuar mesazhet e paqes në këtë ditë të shenjtë për të krishterët.

Mesha e Krishtlindjes u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se të gjithë njerëzit pa dallim feje duhet të fokusohen në paqe të përhershme në mes tyre.

“Në shenjë të paqes e pajtimit, si dhe në shenjë të kurimit t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit”, ka thënë Dodë Gjergji gjatë meshës.

(Kosova Sot Online)