Donald Trump flet për filmin ‘I vetëm në shtëpi’, ku mori pjesë vite më parë

  • 25 December 2019 - 12:28
Donald Trump flet për filmin ‘I vetëm në shtëpi’, ku mori pjesë vite më parë

Sot, presidenti amerikan Donald Trump mbajti një konferencë me rastin e festës së Krishtlindjeve, në të cilën morën pjesë edhe ushtarët amerikanë.

Pasi tregoi se ishte duke përgatitur një dhuratë për gruan e tij, me rastin e festës, atëherë atij iu bë një pyetje nga rreshteri Dylan Contrears, i cili tha ”se po vdiste të bënte këtë pyetje”.

Ai pyeti Trump nëse filmi ”I vetëm në shtëpi 2: I humbur në Neë York”, është filmi i tij favorit i festave të fundvitit.

”Unë jam pjesë e këtij filmi”, tha Trump duke iu drejtuar rreshterit. 

”Shumë njerëz e përmendin këtë film, gati çdo vit, sidomos gjatë Krishtlindjeve. Ata thonë, të kemi parë në atë film, atyre nuk iu dukem në televizion ashtu si iu dukem në film. Por ishte një film i mmirë, dhe unë isha më i ri. Por ishte me të vërtetë një nder të isha pjesë e këtij filmi.”

Trump pastaj tregoi për momentin në të cilin shfaqet ai, i cii zgjat vetëm 8 sekonda.

”Në fund ky film u bë hit, padyshim. është hiti i Krishtlindjeve, më i madhi. Prandaj është nder të jesh i përfshirë në diçka të tillë, është mirë të jesh pjesa e diçkaje të suksseshme.”

(Kosova Sot Online)