Shtetasi i Turqisë gjendet i vdekur në Pejë

  • 25 December 2019 - 12:34
Shtetasi i Turqisë gjendet i vdekur në Pejë

Të martën, një shtetas i Turqisë është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij në Pejë

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Pejë, ndërsa në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)