Një ditë para seancës, Albin Kurti mbledh në seli deputetët

  • 25 December 2019 - 14:22
Një ditë para seancës, Albin Kurti mbledh në seli deputetët

Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar që të mblidhen deputetët e rinj të zgjedhur, një ditë para seancës konstituive.

Mbledhja është thirrur për të diskutuar me theks të veçantë për koalicionin me LDK’në, tash kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë para mbajtjes së seancës. 

Dje gjatë ditës edhe LDK ka mbledhur strukturat e veta, derisa u bë e ditur se janë duke pritur thirrjen e VV’së për të vendosur për marrëveshjen.

Deri më tani dy partitë kanë mbetur pa u marrë vesh për postin e presidentit.

(Kosova Sot Online)