Kryhet mbledhja e VV’së, thonë se nuk presin sot takim Kurti – Mustafa

  • 25 December 2019 - 15:39
Kryhet mbledhja e VV’së, thonë se nuk presin sot takim Kurti – Mustafa

Ka përfunduar mbledhja e grupit paralamentar të VV’së të thirrur nga kryetari i partisë Albin Kurti.

Deputetët e zgjedhur që ishin pjesë e takimit nuk kanë dashur që të komentojnë para mediave duke thënë se do të lëshohet një komunikatë.

Megjithatë, shkurtimisht, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk besojnë që sot do të ketë takim me Lidhjen Demokratike për koalicionin.

“Më vonë do të njoftoheni, nuk besoj që do të ketë takim”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, deputeti Glauk Konjufca e ka konfirmuar shkurtimisht para mediave se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

(Kosova Sot Online)