Gjendet i vdekur një burrë në Deçan, dyshohet se u vetëvra

  • 25 December 2019 - 16:29
Gjendet i vdekur një burrë në Deçan, dyshohet se u vetëvra

Pasditen e sotme, në Deçan është gjetur i vdekur një 47-vjeçar. Policia e ka konfirmuar se viktima është qëlluar me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 15:20 policia e rajonit të Pejës ka marrë informatën se në Deçan, brenda një banese një person është gjetur i vdekur nga arma e zjarrit. Ekipet e policisë bashkë me ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes duke u munduar ta zbardhin rastin. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibraj.

Ndërkaq media mëson se bëhet fjalë për Q.B., 47-vjeçar,i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

(Kosova Sot Online)