Masakër në burg, 36 të vdekur/ Dalin pamjet kur kufomat transportohen me makina

  • 25 December 2019 - 17:36
Masakër në burg, 36 të vdekur/ Dalin pamjet kur kufomat transportohen me makina

36 vetë u vranë gjatë përleshjeve në një burg në Honduras, ndërsa ushtria dhe policia po përpiqen të rimarrin kontrollin në vendin e “pushtuar” nga bandat kriminale.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi Presidenti Juan Orlando Hernandez kishte urdhëruar ushtrinë dhe policinë që të merrte në kontroll 27 burgjet e vendit që janë të tejmbushura me rreth 21 mijë të burgosur. 

Autoritetet më vonë thanë se rreth 1200 efektivë të ushtrisë u vendosën në 18 burgjet me më shumë rrezik.

Të premten, 18 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në burgun “El Porvenir”, 50 km larg kryeqytetit Tegucigalpa, ndërsa 18 të tjerë, të gjithë pjesëtarë të një bande u vranë të dielën. Gjatë sherrit masiv u përdorën armë zjarri, thika dhe hanxharë.

(Kosova Sot Online)