“Dosja e kriminelit serb”, vjen akuza dhe ‘goditja’ e rëndë për Behgjet Pacollin

  • 26 December 2019 - 07:35
“Dosja e kriminelit serb”, vjen akuza dhe ‘goditja’ e rëndë për Behgjet Pacollin

“Sa i përket çështjes së përgjegjësisë juridike, tash për tash unë mundë të flas sepse është çështje e drejtësisë ajo, por nga aspekti politik ai do të duhej të jepte llogari para qytetarëve, nëse e ka ditur, e ka poseduar dhe nuk e ka bërë publike më herët por tani në fund të mandatit. Por nëse i ka pasur mundësit që ta merr më herët dhe nuk e ka marr, ai duhet të tregon pse nuk e ka marr këtë dosje dhe pse nuk është interesuar që ta merr dhe ta dorëzon para organeve të ndjekjes”, thotë profesor, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Këshilltari i ministrit të jashtëm në detyrë Behxhet Pacolli, ka ditë që e ka publikuar në rrjetin social facebook dhe po bënë fushatë me një dokument, i cili flet se si gjenerali serb, Ljubisha Dikoviq është përgjegjës i drejtpërdrejtë i krimeve të luftës në Kosovë, në cilësinë komanduesit dhe urdhërdhënësit, duke theksuar se ky dokument është edhe pjesë e dosjes që është dorëzuar së fundi në Prokurorinë e shtetit nga zyra e ministrit të jashtëm Pacolli.

Analistët politikë duke e vlerësuar këtë mënyrë veprimi për publikimin e vonuar, dhe pa dhënë sqarime se kur e si është siguruar një kopje e tillë e dokumentit, akuzojnë Behgjet Pacollin se ai tani është duke e abuzuar dhe keqpërdorur dosjen e Ljubisha Dikoviqit.

Për këtë lojë që ndërlidhet me interesat personale të Pacollit, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori i njohur universitar, doktor Jeton Kelmendi.

Sipas Kelmendit, për mos bërjen publike më herët të kësaj dosje, Pacolli do të duhej dhënë përgjegjësi morale dhe politike para qytetarëve të Kosovës, e nëse e vlerësojnë organet e drejtësisë edhe para ligjit.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se kjo që e ka bërë publike, këshilltari i ministrit të jashtëm në largim Behgjet Pacollit, e që deklaron se Pacolli ka prova se ish shefi i ushtrisë serbe në Kosovë ka kryer krime ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës së fundit është një lajm që duhet të shitet dhe merret nga dy kuptime. Nëse ministri i jashtëm e ka ditur dhe e ka siguruar këtë më herët, duhet të jep llogari, duhet të tregon pse e ka ruajtur në fshehtësi dhe kujt ia ka ruajtur, dhe çështja e dytë është që nëse veç tani e ka marr vesh, këtë krim të shefit të ushtrisë serbë, atëherë duhet të pyetet se ku po jetuaka ky që nuk e paska pasur të ditur një fakt të tillë, prandaj as njëra dhe as tjetra anë nuk i bëjnë nderë që bënë tani një lloj fushate me këtë lajm z. Pacolli përmes këshilltarit të ti Jetlir Zyberaj. Kjo sjellje e Pacollit tani si ministër dhe zëvendëskryeministër në dorëheqje më së miri tregon për fatin e keq dhe mjerimin se në dorën e kujt ka mbetur politika e jashtme e Kosovës, e që për pasojë po vazhdon të shkatërrohet tash e dy vjet në këtë mandat, duke pasur vazhdimisht tërheqje të njohjeve dhe mos pragun të asnjë njohje të re. Kjo mënyrë e tashme e manipulimit nga ana e Pacollit është një lloj shpërfaqje e krejt asaj që po ndodhë sot në Kosovë si pasojë e dështimit të politikës së jashtme”, profesori universitar, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Në një shtet të së drejtës dhe të llogaridhënies morale e politike, sipas Kelmendit, Pacolli do të duhej marr përgjegjësi, dhe të tregojë se prej kur e mban ai një dosje të tillë, dhe pse e ka vonuar që të ua dorëzon atë organeve të drejtësisë.

”Sa i përket çështjes së përgjegjësisë juridike, tash për tash unë mundë të flas sepse është çështje e drejtësisë ajo, por nga aspekti politik ai do të duhej të jepte llogari para qytetarëve, nëse e ka ditur, e ka poseduar dhe nuk e ka bërë publike më herët por tani në fund të mandatit. Por nëse i ka pasur mundësit që ta merr më herët dhe nuk e ka marr, ai duhet të tregon pse nuk e ka marr këtë dosje dhe pse nuk është interesuar që ta merr dhe ta dorëzon para organeve të ndjekjes. Pra në aspektin politik ai është përgjegjës për këtë që po e bënë tani, kurse në aspektin juridik duhet të shohin ekspertët e kësaj fushe të ta japin edhe ata vlerësimin dhe mendimin e tyre për nivelin e përgjegjësisë që mundë ta ketë lidhur me këtë rast, për pasjen e kësaj dosje dhe mbajtjen, mos bërjen e saj publike, por edhe për burimin se prej nga e ka siguruar atë”, tha”, përfundon profesori universitar, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)