Dy të arrestuar për tentim grabitje të armatosur

  • 26 December 2019 - 12:15
Dy të arrestuar për tentim grabitje të armatosur

Sot nga Njësiti për Reagim të Shpejtë janë arrestuar dy persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur.

Aksioni është kryer rreth orës 03:00 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku janë ndalur dy persona të dyshuar, të cilët po qarkullonin me veturën e tipit VË Polo me tabela te një automjeti tjetër.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK 47, një karikator me 6 fishekë, tri palë doreza, targat e veturës (që dyshohen të jenë të vjedhura), vetura si dhe gjësende të tjera, të cilat mund shërbejnë si dëshmi në procedurë.  

“Personat e arrestuar , të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë D. T. (21) dhe B. B. (21), shtetas të Kosovës”, thekson policia përmes një komunikate.

Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonal si dhe marrjes së vendimit nga ana e prokurorit janë dërguar në qendrën mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale para se rasti t’i kalojë institucioneve kompetente.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet grabitje në tentativë, vjedhje e rëndë, dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

(Kosova Sot Online)