Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku mbeti e vdekur një mërgimtare

  • 26 December 2019 - 13:26
Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku mbeti e vdekur një mërgimtare

Mbrëmjen e së mërkurës në Podujevë ka ndodhur një vetaksident si pasojë e të cilit një person ka vdekur. Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Në Podujevë mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një vetaksident me lëndime të rënda trupore ku është përfshirë një automjet me targa të huaja.

Policia ka bërë të ditur se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

“Ka ndodhur një vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku është përfshirë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull shqiptar – shtetas austriak.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja femër shqiptare–shtetase austriake. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit”, bën të ditur raporti i policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra në aksident.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo viktima femër nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

(Kosova Sot Online)