Vdes një femër në aksident trafiku

  • 26 December 2019 - 13:59
Vdes një femër në aksident trafiku

Mbrëmë në rrugën Merdare-Prishtinë, gjegjësisht në Podujevë, ka ndodhur një vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku është përfshirë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull shqiptar – shtetas austriak.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja femër shqiptare–shtetase austriake. 

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo viktima femër nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

(Kosova Sot Online)