Rudi: Kauza ime në Kuvend vrasjet politike dhe personat me aftësi të kufizuara

  • 26 December 2019 - 14:38
Rudi: Kauza ime në Kuvend vrasjet politike dhe personat me aftësi të kufizuara

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Fetah Rudi ka folur para mediave para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Kauzat që do ti shtyjë përpara dihet, janë vrasjet politike që kanë ndodhur pas luftës, si dhe kërkesat e qytetarëve. Edhe për personat me aftësi të kufizuara, do të jem i zëshëm për të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

Ai nuk ka komentuar diskutimet për koalicionin LDK – VV.

“E kemi betimin si deputetë, pastaj shohim”, thotë ai.

“Sido që të jetë do të jem në Kuvend të Kosovës, do të jem në paralament por do ta ngriti zërin”, ka shtuar tutje.

(Kosova Sot Online)