Aksident i rëndë në hyrje të Istogut, ka të lënduar

  • 26 December 2019 - 18:17
Aksident i rëndë në hyrje të Istogut, ka të lënduar

Në fshatin Tomoc, në hyrje të qytetit të Istogut ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku ka të lënduar, shkruan "Kosova Sot Online".

Në bazë të fotografive të dërguara nga dëshmitarët në vend të ngjarjes në adresë të “Kosova Sot Online”, shihet se janë ndeshur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës.

E kujtojmë se në të njëjtin vend, edhe mbrëmë kishte ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, ku si pasojë u lënduan katër persona.

(Kosova Sot Online)