Kërkohet hetimi i Pacollit nga Prokuroria e Shtetit, kjo është arsyeja

  • 27 December 2019 - 07:37
Kërkohet hetimi i Pacollit nga Prokuroria e Shtetit, kjo është arsyeja

“As unë s'jam duke e kuptuar pse Pacolli atë dosje nuk e paska deponuar në Prokurori. Është çështje e Prokurorisë që ta intervistoje Pacollin për mbajtjen sekret të asaj dosje për gjeneralin serb. Por nuk pres nga kjo Prokurori të bëjë diçka në këtë drejtim”,thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Abuzimi që është duke u bërë nga Behgjet Pacolli, me dosjen e kriminelit serb, Ljubisha Dikovicit, nëpërmes këshilltarit të tij politik Jetlir Zyberajt, po vlerësohet nga analistët politikë si një skandalet më të mëdha, ndaj të cilit assesi nuk duhet të heshtë Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faik Krasniqi.

Sipas Krasniqit, krimet serbe në Kosovë nuk janë krime minore për të cilat nuk mundë të mblidhen dëshmi e fakte, por janë krime të përmasave tepër të mëdha, e për të cilat fare lehtë mundë të hartohen edhe dosjet për ndjekjen penale.

Image
Faik Krasniqi

“Por kur bëhet fjalë për dokumentacion konkret që implikon një shef të ushtrisë, një nga autoritete kryesore të zgjirit komandues dhe urdhërdhënës për krimet e kryera, fshehja e një rasti të tillë për vite të tëra duhet hetuar nga Prokuroria. Serbia në Kosovë ka kryer krime të tmerrshme. Ka vrarë me mijëra civil shqiptar. Ndër ta edhe me qindra fëmijë. Ka përdhunuar me mijëra femra. E gjithë bota e dinë këtë. Kemi argumente për të akuzuar çdo serb që ka kryer krime. Nuk është vështirë të krijohen dosje për kriminelët serb”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Faik Krasniqi.

Mirëpo për mbajtja e dosjes në pronësi të Pacollit, sipas analistit Krasniqit duhet zbardhur nga Prokuroria e shtetit, për ta zbuluar qëllimin e vërtetë.

“As unë s'jam duke e kuptuar pse Pacolli atë dosje nuk e paska deponuar në Prokurori. Është çështje e Prokurorisë që ta intervistoje Pacollin për mbajtjen sekret të asaj dosje për gjeneralin serb. Por nuk pres nga kjo Prokurori të bëjë diçka në këtë drejtim. Sikur të kishim drejtësi të pa ndikuar politikisht, një pjesë të madhe të politikanëve dhe servilëve të tyre do i kishim në burg”, përfundon Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)