Burri nga Suhareka e rreh gruan, ajo përfundon në emërgjencë

  • 27 December 2019 - 10:30
Burri nga Suhareka e rreh gruan, ajo përfundon në emërgjencë

Një burrë nga Suhareka është arrestuar pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në emërgjencë, dhe pastaj është liruar për në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar në Emergjencën në Suharekë dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)