Nuk shihej që nga viti 1986, pema e Krishtlindjes kthehet në Çernobil

  • 27 December 2019 - 10:33
Nuk shihej që nga viti 1986, pema e Krishtlindjes kthehet në Çernobil

Pema e Krishtlindjes është vendosur për herë të parë në Çernobil që nga viti 1986, atëherë kur ndodhi incidenti bërthamor.

Pema u vendos në sheshin qendror të qytetit fantazmë Pripyat.

Dikur shtëpia e më shumë se 47 000 banorëve, rreth 3 km nga ish-uzina bërthamore, ky qytet mbetet i shkretë për shkak të ndotjes së madhe nga rrezatimi.

Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga Association of Chernobyl Tour Operators.

Disa prej tyre sollën me vete edhe orë si një simbolikë e faktit që koha kalon, por qyteti nuk vdes.

(Kosova Sot Online)