Haradinaj merr urim nga Ilir Meta për Vitin e Ri

  • 27 December 2019 - 13:38
Haradinaj merr urim nga Ilir Meta për Vitin e Ri

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Haradinaj ka postuar letrën e urimit në rrjetin social Facebook. Sipas tij kjo e konfirmon gatishmërinë e presidentit të Shqipërisë për gatishmërinë që dy shtetet të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në prag të festës së ndërrimit të moteve kam pranuar një letër urimi nga presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta. Me urimet më të mira për Vitin e Ri 2020 nga z. Meta, si President i Shqipërisë, por edhe si një mik shumë i afërt i imi, pata kënaqësinë si çdoherë që edhe përmes kësaj letre të marrë edhe njëherë konfirmimin nga ana e tij për gatishmërinë që dy shtetet tona të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë.

Faleminderit z. Meta. Urimet tona më të mira edhe për ju dhe Shtetin tuaj!

RH

(Kosova Sot Online)