Mediat serbe zbulojnë ‘planin’ e Vuçiqit që të bëhet kryeministër

  • 27 December 2019 - 15:03
Mediat serbe zbulojnë ‘planin’ e Vuçiqit që të bëhet kryeministër

E përditshmja serbe “Alo” ka parashikuar epilogun e mundshëm nga zgjedhjet e vitit 2020 në Serbi.

Serbia në fund të prillit të vitit të ardhshëm përveç Qeverisë së re do të zgjedhë edhe presidentin e ri.

“Alo” shkruan se shanset janë të mëdha që së bashku me zgjedhjet parlamentare, në pranverën e ardhshme të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale. 

Në këtë formë, pritet të realizohet dëshira e Aleksandar Vuçiqit, president aktual i Serbisë dhe lider i partisë SNS që më 2025 ta përfundojë karrierën e tij politike si kryeministër i ri i Serbisë.

“Zgjedhjet me shumë gjasë do të mbahen më 26 prill të vitit të ardhshëm kurse Vuçiq seriozisht mendon që kësaj radhe të mos kandidojë më për president të Serbisë, por në SNS të inkuadrohet Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë Jorgovanka Tabakoviq e cila do të propozohej për presidente”, shkruan “Alo”.

Në asamblenë e përgjithshme të SNS-së, Vuçiq ditë më parë kishte njoftuar se së shpejti do të konfirmohet emri i liderit të listës në zgjedhjet e ardhshme dhe do të marrë vendim për koalicionet e mundshme.

(Kosova Sot Online)