Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për një vrasje në Malishevë

  • 27 December 2019 - 16:01
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për një vrasje në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit  kundër dy të pandehurve G.A., dhe B.N.,  për shkak se të njëjtët dyshohet se kanë  kryer  veprat pena “Vrasje dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti ka ndodhur më 04..08.2018, në fshatin LLadrovc, Komuna e Malishevës, ku të pandehurit  G.A., dhe B.N., me dashje, në bashkëkryerje, për motive të panjohura  kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.B.

Përderisa ishin duke ecur me automjetet e tyre, në një çast e pandehura N. Rr., (ku është e akuzuar për vrasje nga data 29 janar 2019), e ndal veturën, dhe bashkë me dy të pandehurit tjerë G.A., dhe B.N.,  i afrohen veturës së tani të ndjerit, ku njëri  prej të pandehurve me revolen e tipit TT kalibër 7.62 mm, shtënë nga jashtë automjetit në drejtim ku ishte i ulur i ndjeri, duke e qëlluar atë në anën e majtë në qafë, kokë dhe veshin e djathtë, duke e privuar të njëjtin nga jeta, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Gjithashtu të njëjtit, më parë e deri më 04.08.2018, pa autorizim kanë mbajtur armë, të cilën edhe e kanë përdorur për ta privuar nga jeta tani të ndjerin S.B.

Prokurori i rastit ndaj tyre, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

(Kosova Sot Online)