“Eklipsi diellor do t’i shërojë” – Prindërit “varrosin” të gjallë fëmijët me aftësi të kufizuara

  • 27 December 2019 - 16:08
“Eklipsi diellor do t’i shërojë” – Prindërit “varrosin” të gjallë fëmijët me aftësi të kufizuara

Disa prindër janë kapur duke ‘varrosur’ të gjallë fëmijët me aftësi të kufizuara me qëllim shërimin e tyre. E gjithë ngjarja ka ndodhur në datën 26 dhjetor ndërsa ndodhte ekpilsi diellor.

Thuhet se numri i fëmijëve të ‘varrosur’ ishte 10 dhe në video ata duken, teksa qajnë, ndërsa prindërit i orientojnë të shohin nga kamera.

Familjarët e tyre qëndrojnë me ta dhe përpiqen të ngushëllojnë fëmijët, të cilët duket se janë të moshave të ndryshme, ku më i riu është tre vjeç.

Nuk është e qartë se çfarë aftësish të kufizuara kanë fëmijët, por raportet thonë se ato u ‘varrosën’ si pjesë e një tradite të paqartë.

Fëmijët u mbajtën në gropa në fshatin Taj-Sultanpur, Indi, për tërë eklipsin diellor.

Me dëgjimin e raporteve për fëmijët që ‘varroseshin’ të gjallë, organizatat për mbrojtjen e fëmijëve të rrethit u nisën në këtë fshat dhe shpëtuan fëmijët nga varret.

Zëvendës Komisioneri Kalaburagi B. Sharath i tha Indian Express: “Ne kemi shpëtuar fëmijët dhe i kemi kërkuar policisë që të kryejë një hetim në lidhje me këtë çështje. Ne gjithashtu do të bëjmë një lëvizje ndërgjegjësimi për të mos u përfshirë në praktika të tilla.”

Kryetari i Komitetit të Mirëqenies së Fëmijëve Reena D’Souza tha që fëmijët u kthyen më vonë te prindërit e tyre pasi morën disa këshillime. Familjarët morën gjithashtu paralajmërime për përsëritjen e veprimeve të tyre.

Image

(Kosova Sot Online)